Vendosni fjalën kyçe....

Noka mohon sherrin me Bashën: Shpifje e ulët


Deputeti Flamur Noka ka reaguar mbi qëndrimet e mbajtura në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së mbi përjashtimin e Berishës nga ky grup dhe daljen kundër Bashës.

Noka mohon të ketë pas sherr në mbledhje mes tij dhe Bashës duke i konsideruar shpifje të ulëta.

Më tej ai shpjegon se ka mbajtur qëndrim se vendimi për përjashtimin e Berishës është mohim i historisë së PD-së dhe se duhej të pyetej partia dhe jo të merrej nga 1 person.

Në detyrim ndaj demokratëve dhe opinionit publik ju bëj me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar unë mbrojta bindjen se PD duhet tu qëndrojë parimeve dhe vlerave të një demokracie dhe të drejtave që çdo individi ja përcakton kushtetuta. Detyra e PD është të punoj pa reshtur të sqaroj aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave që Rama dhe Rilindja ju ka përcjellë në adresë të Sali Berishës. Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është përligjje e këtyre akuzave , dhe mohim i historisë të vet PD. Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por të pyeten institucionet e Partisë dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qëndrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas bërjes publik në media të qëndrimit të tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, shkruan Noka .