Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Përjashtimi i Berishës mohim i PD-së, arsyet i di Basha


Deputeti Flamur Noka është deklaruar për mediat pas mbarimit të mbledhjes në selinë blu.

Noka është shprehur për vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar duke e cilësuar si mohim të PD-së dhe suksesit të kësaj force.

Ndërsa nuk dha asnjë arsye pse Basha ka marrë këtë vendim ai u shpreh se ato duhet t’i japë vetëm kryetari i PD.

Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë”- tha ai.