Vendosni fjalën kyçe....

Bashës i dalin 7 deputetë kundër pasi përjashtoi Berishën, debate brenda mbledhjes


Tritan Shehu, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku, janë deputetët që i kanë dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen që zhvillohet në selinë blu pas përjashtimit që kreu i PD-së i bëri Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.

“Duhej të kërkonim dokumente nga SHBA,” është shprehur Kreshnik Çollaku. “Gabove i ka thënë”- Leskaj Bashës, ndërsa Tritan Shehu i tha kryedemokratit se me këtë vendim vrau PD-në.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë blu.

Edhe zëra të tjerë jashtë mbledhjes janë shprehur kundër vendimit të Bashës.

Basha në deklaratën e tij e konsideroi vendim tërsisht personal vendimin për të përjashtuar Berishën.

Vetë Berisha e cilësoi si një vendim që do asgjesojë PD-në dhe të marrë nën presion të fuqishëm ndaj Bashës. Gjithashtu edhe një vendim të jashtëligjshëm pa u konsultuar me asnjë strukturë apo forum.