Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon kundër vendimit të Bashës: Shkeli statutin, e kanë kërcënuar duhej të konsideronte dorëheqjen


Sali Berisha është kundër përjashtimit nga grupi parlamentar të PD-së nga Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit është kërcënuar me sanksione, teksa shtoi se e ka marrë vendimin në shkelje të statutit të PD-së.

Berisha nënvizoi se pavarësisht nga presioni që mund të i jetë bërë ai duhej të konsideronte dorëheqjen se të dorëzonte sovranitetin e PD-së.

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.

Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë, duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD”-tha Berisha.

Gjithashtu Berisha theksoi se Basha vendoisi që të dorëzojë sovranitetin dhe të asgjësoj PD-në për shkak të presioneve dhe lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.

“Sovraniteti i PD se është një institucioni sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli Basha, dëshmoi se ose bëri atë që s’bëri Ilirjan Celibashi, vendosi që të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjësoj PD si një parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.

 Jam i sigurt që e kanë kërcënuar me sanksione. Nuk më intereson se çfarë sanksionesh, por më intereson fakti se forca politike, nuk mund të jetë kurrë një forcë politike drejtuesit që i cakton një vend tjetër në botë, se këtu i merr fund gjithçka.

Nëse PD i është bërë, jo Sali Berishës, se unë ë vazhdoj betejën e tij, por i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh, që Rama kanë bërë. Për të marrë një vendim të tillë, Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD, të ndryshonte statutin, të vendoste një nen në statut në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që bëhen non Grata nga SHBA”, tha Berisha peri Syri TV./Hashtag.al