Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet me kode: Vetëm për rrethana të tjera që i di Basha mund të shkatërrojë partinë


Sali Berisha duket se nuk e ka përtypur vendimin e Bashës për ta larguar atë nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha ka thënë se Basha zgjodhi privimin dhe hoqi dorë nga sovraniteti.

Ish-kryetari i PD-së ka folur me kode duke iu drejtuar Bashës se vetëm në rrethana që i di vetëm lideri aktual i partisë mund të shkatërronte partinë.

Së pari do të shprehem që me vendimin që ka kryetari i PD-së komunikoi është një vendim i cili në rafshin statutor është nul envoy.

Lulzim Basha ka zgjedhur privimin e PD-së nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e SHBA-ve, rëndësine e tyre, PD-ja mund të jetë një parti e vlefshme solide vetëm e vetëm si një parti sovrane.

PD-ja mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA-ve dhe çdo vendi tjetër të lirë vetëm si e lirë dhe sovrane.

Vetëm për rrethana të tjera që i di Basha mund të shkatërrojë partinë”-deklaroi Berisha në emisionin “Opinion”.