Vendosni fjalën kyçe....

Vdes një person i tretë në Japoni pasi bëri dozën e dytë të vaksinës Moderna


Autoritetet shëndetësore japoneze kanë pohuar se një person i tretë ka vdekur, një ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Moderna Covid-19, nga një prej loteve të ndotura që janë tërhequr që atëherë.

Burri, 49 vjeç, mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19 më 11 gusht dhe u shpall i vdekur mëngjesin tjetër, raportuan mediat vendase, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Deri më tani është e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me vaksinimin. Gjithashtu nuk dihet nëse i ndjeri kishte ndonjë problem shëndetësor kronik që mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij të papritur. U raportua se burri ishte alergjik ndaj një lloj drithi i njohur si hikërror.

Burri u vaksinua me një dozë që vinte nga një prej grupeve tashmë të pezulluara të vaksinës. Rreth 2.6 milionë doza të vaksinës Covid të kompanisë Moderna u tërhoqën në të gjithë Japoninë pasi grimca të huaja u gjetën brenda disa prej shisheve. Ndërsa autoritetet fillimisht tërhoqën rreth 1.63 milion doza me origjinë nga tre lote të ndryshme, një milion doza të tjera u tërhoën më vonë në prefekturat Okinaëa dhe Gunma pasi ato gjithashtu u zbuluan se ishin të ndotura.

Më herët, dy burra, të dy në të 30-at e tyre, vdiqën ditë pasi bënë dozën e dytë të vaksinës Moderna. Sidoqoftë, u raportua se asnjë nga shishet që u përdorën për t’i vaksinuar ato nuk përmbanin grimca të huaja. Një hetim për vdekjen e tyre është duke u zhvilluar në vendin aziatik.