Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një çantë e dyshimtë në Tiranë, policia rrethon zonën


Një çantë e braktisur është gjetur në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka thirrur forcat xheniere.

Njoftimi

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine. Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme. Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.”