Vendosni fjalën kyçe....

Biden e Pelosi zotohen të mbrojnë abortin, Kryepeshkopi i San Franciskos i kritikon ashpër


Kryepeshkopi i San Franciskos ka kritikuar Presidentin Joe Biden, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe politikanë të tjerë katolikë që kanë sulmuar ligjin e ri të abortit në Teksas, duke sugjeruar se ata kanë shkelur doktrinën kryesore të kishës.

“Si një udhëheqës besimi në komunitetin katolik, më duket veçanërisht shqetësuese që kaq shumë politikanë në anën e gabuar të çështjes kryesore të të drejtave të njeriut të kohës sonë janë katolikë,” shkroi kryepeshkopi Salvatore Cordileone në Washington Post. Ai shtoi se ‘kushdo që mbron abortin, në jetën publike ose private, që e financon atë ose që e paraqet atë si një zgjedhje të ligjshme merr pjesë në një të keqe të madhe morale’.

Ligji i Teksasit, i cili hyri në fuqi javën e kaluar, ndalon kryerjen e shumicës së aborteve më shumë se gjashtë javë pas ngjizjes. Gjithashtu u mundëson qytetarëve privatë të padisin ata që lehtësojnë shkeljet e kufizimeve të reja.

Biden të enjten kritikoi Gjykatën Supreme të SHBA për refuzimin e apelit për të bllokuar legjislacionin, duke e quajtur atë ‘një sulm të paparë ndaj të drejtave kushtetuese të gruas’.

Pelosi, e quajti vendimin një ‘vendim frikacak, të errët për të mbështetur një sulm flagrant antikushtetues mbi të drejtat dhe shëndetin e grave’. Ajo dhe Demokratët e tjerë të Dhomës synojnë të miratojnë një projektligj për të drejtat e abortit në përgjigj të kësaje, ndërsa Biden bëri thirrje për një përpjekje të të gjithë qeverisë’ për të kapërcyer ligjin e Teksasit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani