Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i rrallë, gjendet veshja mahnitëse prej argjendi në anijen e mbytur në shekullin e 17-të


Në vitin 1660, një anije që transportonte një thesar mallrash luksi u mbyt në brigjet e Texel, ishullit më të madh në Detin e Veriut.

Gati katër shekuj më vonë, pak mbeti nga anija tregtare holandeze prej druri e paidentifikuar. Por ndërsa llumi dhe rëra që mbulonte rrënojat u larguan, mbetjet filluan të shfaqen në vitin 2010. Katër vjet më vonë, zhytësit i morën sëndukët dhe i nxorën në sipërfaqe.

Brenda kishte objekte të jashtëzakonshme, të ngjashme me të cilat nuk ishin parë kurrë më parë, sipas studiuesve në Muzeun ‘Kaap Skil’ në Holandë, ku koleksioni ekskluziv i artikujve është i ekspozuar.

Anija e mbytur u zbulua në një thellësi prej rreth 1,350 këmbësh (411 metra) dhe u kap duke përdorur mjetet sonare. Arkat ishin plot me veshje, tekstile, sende argjendi, lidhëse librash prej lëkure dhe mallra të tjera që me siguri u përkisnin njerëzve nga klasat më të larta shoqërore shekuj më parë.

Disa nga artikujt më mahnitës përfshijnë dy fustane luksoze praktikisht të paprekura, një fustan mëndafshi dhe një tjetër i ndërthurur me copa argjendi që ka të ngjarë të ishte një fustan nusërie. Pak tekstile ose veshje nga shekulli i 17-të mbeten të ruajtura sot, dhe është edhe më e rrallë t’i gjesh ato në anije të mbytura, sepse pëlhura prishet shpejt.

Fustani i argjendtë, i zbuluar në nëntor 2022, i është bashkuar një ekspozite të artikujve të gjetur nga ajo që tani njihet si Wreck Palmwood në Muzeun ‘Kaap Skil’.