Vendosni fjalën kyçe....

Vijnë 31 mijë doza Pfizer, Rama thirrje qytetarëve: Vaksinat shpëtojnë jetë, vaksinohuni


31.590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas.

Lajmi është dhënë nga kreu i qeverisë në një postim në faqen e tij në Facebook.

Rama shkruan se deri tan në vend kanë ardhur 1.982.130 vaksina anti-Covid ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni. Mbro Shëndetin, Vaksinat Shpëtojnë Jetë”, shkruan Rama në Facebook.