Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze replikon sërish me Berishën: Duhet të mendosh për kushtet e burgut të Zenit


Botuesi i gazetës TemA ka replikuar sërish me Sali Berishën i cili ditën e sotme tha se një kategori gazetarësh vrasin fjalën e lirë pasi janë në ombrellën e pushtetit.

Mora këtë shembull, nuk është i vetëm, por mos harroni se po kjo kategori, çfarë bënë para 10 ditësh? Morën mbi supe punën e Edi Ramës. Donin të lëviznin kullën e Tiranës.

E them këtë për të thënë se çfarë shkalle e tmerrshme inkriminimi ekziston. Këta janë vrasës të fjalës së lirë. Janë të gjithë këta në ombrellën e pushtetit. Këta janë pakicë, edhe pse kanë shumë mjete.

Për fat të mirë, gazetarët bëjnë një punë të jashtëzakonshme qoftë në denoncimin e krimit, qoftë në denoncimin e korrupsionit, dhe e bëjnë këtë pa një mburojë,”- tha Berisha.

Ndërsa Baze në replikën e tij i shkruan se Shkëlzen Berisha është të kulla dhe nuk ja lëviz asnjë.

Sipas Bazes ish-kryeministri duhet të mendojë për kushtet e burgut të djalit të tij.

Saleh!

Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”, shkruan Baze.