Vendosni fjalën kyçe....

4 të vdekur pas rrëzimit të një avioni në SHBA (Videot)


Katër persona kanë humbur jetën në SHBA pas rrëzimit të një avioni në një ndërtesë industriale në Connecticut.

Aksidenti ndodhi të enjten ndërsa sipas lajmeve të mediave vendase, kjatër personat që ishin brenda humbën jetën.

Departamenti i Policisë Farmington konfirmoi se një aeroplan ishte përplasur në një ndërtesë në Hyde Road menjëherë pasi u ngrit nga një fushë ajrore aty pranë. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), mjeti i rrëzuar ishte një avion biznesi Cessna Citation.

Policia ka pohuar se se nuk është raportuar për të lënduar brenda ndërtesës, e cila është në pronësi të prodhuesit gjerman të mjeteve, Trumpf.