Vendosni fjalën kyçe....

E zë korenti gjatë punës, dërgohet me urgjencë drejt spitalit punonjësi i kompanisë së internetit


Një 40-vjeçar në Tiranë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Bëhet fjalë për një punonjës të një kompanie interneti, i cili ka qenë duke punuar.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 11:00, tek varrezat e Sharres, duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjine elektrike shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Incidente të tilla kanë ndodhur shpesh me punonjës të kompanive të internetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *