Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vetëvarur 89-vjeçari në HImarë


Një i moshuar ka ndërruar jetë në fshatin Qeparo të Himarës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku 89-vjeçari me iniciale D.K., është gjetur i vetëvarur.

Njoftimi

“Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qeparo, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi D. K., 89 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”