Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri gjigant përpin ndërtesën 16-katëshe në Milano (Videot)


Një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë banimi të lartë në Milano, duke përfshirë të gjithë strukturën brenda pak minutash. Zjarri ka shkatërruar plotësisht fasadën e ndërtesës, tregojnë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën 20-katëshe Torre dei Moro të vendosur në jug të qytetit të dielën. Zjarri filloi në katet e fundit të ndërtesës, e cila ka 16 kate apartamente të mobiluara me kate më të ulëta të rezervuara për biznes. Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Zjarri u përhap shpejt në të gjithë fasadën e ndërtesës, i mbuluar me panele të supozuar të papërshkueshëm nga zjarri.

Ndërsa panelet e shkatërruara janë shpallur si të papërshkueshme nga zjarri nga ndërtuesi, zjarri tregoi se nuk është kështu.

Zjarri u vu nën kontroll tha shërbimi zjarrfikës i Milanos. Disa njerëz janë prekur nga tymi, por ende nuk është raportuar për viktima.