Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur një i moshuar në Liqenin Artificial


Një i moshuar është gjetur i mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.

Policia thotë se ende nuk është identifikuar trupi i pajetë ndërsa dyshon se është i moshës rreth 70-vjeç.

Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.