Vendosni fjalën kyçe....

Ju prezantojmë ministrin Çuçi dhe llogarinë e tij në “Instagram”


Ministri i Bujqësisë dhe ministri fuqiplotë për përballimin e pasojave të tërmetit, Bledi Çuçi, ka hapur së fundmi një llogari në Instagram.

Nëse shihet historiku i llogarisë që zotëron aktualisht ministri Çuçi, rezulton se ai e ka hapur atë më 6 gusht 2019.

Por para pronarit aktual Çuçi, llogaria në fjalë e ka ndryshuar 36 herë pronaren duke pasur emërtime të ndryshme.

Nga amarildo_official2, në sa_tkem_jet_ty_ste_harroj, ledjana_bajrajtari, anja.prifti, për të kaluar në anjabunny_, anja.prifti e më pas në cucialb, që është edhe adresa zyrtare e ministrit Çuçi.

Ledjana Bajrajktari, që është një nga emrat e llogarisë është një balerinë e muzikës tallava dhe është shfaqur në disa video në rrjetet sociale.

Gjetja është bërë nga faqja ‘Brryli Broadway’ që ka publikuar e para historikun e llogarisë në Instagram të ministrit të Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *