Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme: Kapshtica e bllokuar deri më 8 Mars, vendimi i palës greke


Kufiri në Kapshticë do të vijojë të jetë i bllokuar deri më 8 Mars, kjo vetëm për kalimin nga Shqipëria drejt Greqisë dhe jo anasjelltas. Hyrja në vendin tonë nga Greqia do të jetë e lejuar.

 Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila sqaron se vendimi për shtyrjen e afatit të bllokimit është marrë nga qeveria greke. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.

“Për pasojë, deri më datë 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.”– thuhet në njoftimin e ministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *