Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk është provokim”- Alibeaj tregon pse përfshiu Bylykbashin në Komisionin e Reformës Zgjedhore


Partia Demokratike ka miratuar sot një listë me emra deputetësh, të cilët do ti çohen Kuvendit për miratim si anëtarë të Komisioneve të Posaçme.

Një prej tyre ishte edhe deputeti i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, i cili është caktuar si anëtar për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në prononcimin për mediet pas mbledhjes në selinë blu, Alibeaj u pyet nëse ky ishte një provokim.

Ai e mohoi këtë dhe theksoi se Bylykbashi është përzgjedhur për shkak të eksperencës që ka.

“Pjesëmarrja në komisione bazohet tek eksperianca, profesionalizimi dhe nuk ka kurrë fare lidhje. Janë emra që kanë në të shkuarën e tyre eksperiencën dhe aftësinë jo vetëm për të bërë debatin profesional dhe atë publik.

Nuk është provokim. Zoti Bylykbashi është për funksionet që ka pasur. Është një lloj eksperience, është një lloj magazine e asaj që ka ndodhur në këto vite. Unë besoj se e ka përvojën, aftësinë dhe dëshirën për të kapërcyer këto pengesa për një gjë që biem dakord që duhet bërë. Nuk është provokim.

Emrat e vendosura aty janë vendosur nga ata që dinë ç’të japin. Ata që kanë përvojën duhet të ishin aty. Përballja me Ramën dhe këdo është me moral. Me ide të cilat kanë moralitetin brenda. Ne të përcjellim dhe mbrojmë fort ata që janë nevojat më të rëndësishme të demokratëve. Nëse shohim interesat tona është pazar. Ka nevojë për të parë Reformën Territoriale. Ajo që besojmë është që kur futesh me moral, sinqeritet, pavarësisht nga ajo që mendon qerratai politik te maxhoranca ne kemi nevojën për ta bërë këtë punë. Është çështje idesh.”- tha Alibeaj.