Vendosni fjalën kyçe....

Reali rrit ofertën për Mbape, PSG-ja e hedh sërish poshtë


Pas kalimit të Mesit te PSG-ja e Kristiano Ronaldos te Manchester United, kryefjala e merkatos së verës është Mbape.

Talenti i kombëtares franceze ka shprehur dëshirën që të shkojë te Reali i Madridit e për këtë arsye, madrilenët ofruan fillimisht 160 milionë euro për sulmuesin.

Por pas hedhjes poshtë të saj, spanjollët u paraqitën me 170 milionë euro dhe 10 milionë ero bonus. Megjithatë sipas mediave sportive franceze, edhe kjo ofertë është hedhur poshtë nga drejtuesit e klubit parisien.

Kur nga mbyllja e merkatos kanë mbetur edhe katër ditë, drejtuesit e klubit madrilen duhet të bëjnë ccmos që ta mbyllin goditjen sa më shpejt.