Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin avioni i dytë me 95 shtetas afganë, pas mesnate pritet një i tretë


Është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë për sot dhe i dyti në total që sjell shtetas afganë.

Me avionin e tanishëm kanë mbërritur rreth 95 persona dhe është ulur në pistë rreth orës 23:00 dhe ata do strehohen në Qytetin Studenti.

Deri tani në vend kanë ardhur 216 shtetas afganë që po largohen nga vendi pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Pak pas mesate pritet të mbërrijë edhe një tjetër avion.