Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do të fillojë prodhimin në masë të limuzinës së presidentit


Prodhimi serial i shumëpritur i makinave ‘Aurus’, kompania ruse që bëri një limuzinë për presidentin Putin, pritet të nisë në fillim të vitit 2021.

Lajmi u njoftua nga Ministria Ruse e Industrisë dhe Tregtisë, pasi kreu i saj, Denis Manturov, vizitoi fabrikën ‘Ford Sollers’ në zonën e veçantë ekonomike të Alabugas, Republika e Tatarstanit, ku do të montohen automjetet e nivelit të lartë.

Rreth 360 vetura pritet të prodhohen në tremujorin e parë të vitit 2021. Deri në vitin 2022, aftësia e prodhimit të uzinës do të rritet me gati pesëfish duke bërë që të prodhohen më shumë se 1.700 automjete.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *