Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e diplomacisë Xhaçka dënon sulmin në Kabul: Të përkushtuar të garantojmë jetën e sigurinë e aleatëve afganë


Ministrja e Jashtme Xhaçka ka dënuar sulmin në aeroportin e Kabulit.

Në një postim në Twitter shefja e diplomacisë thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën e sigurinë e aleatëve afganë.

“Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat e lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë.” – shkruan Xhaçka.