Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja i vë çmimin Mbapesë e kërkon 220 miionë euro, stepet Reali i Madridit


PSG-ja ka rritur çmimin për sulmuesin Mbape duke ia vështirësuar mjaft punën Realit të Madridit që kërkon ta sjellë në Spanjë lojtarin për këtë sezon.

Ditën e djeshme madrilenët i ofruan 160 milionë euro PSG-së, ndërsa sot klubi francez e ka çuar në 220 milionë euro çmimin për të.

Gazeta franceze ‘Le Pairisien’ shkruan se klubi transalpin e vlerëson sulmuesin pak a shumë me të njëjtën shumë të paguar disa vjet më parë për të rrëmbyer Neymarin nga Barcelona.