Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu justifikon dhunën e policit ndaj 15-vjeçarit, nxjerr videon e nënës së djalit me armë në dorë


Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ndodhur në Komisionin e Sigurisë për të raportuar mbi punën e uniformave blu, u pyet edhe për rastin e 15-vjeçarit i cili u dhunua nga efektivët.

Pasi i tha deputetëve se polici që ushtroi dhunë është pezulluar ai për të justifikuar këto veprime të efektivëve tregoi një video, nga nëna e minorenit.

Në videon e shfaqur nga Veliu para deputetëve në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, shihet nëna e djalit me pistoletë në dorë.

Veliu tha se këto raste duhet të shihet në tërësi, dhe sipas tij minoreni kundërshtoi forcat e policisë për shkak të prejardhjes familjare dhe edukatës së marrë në familje.

Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.

Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”-tha Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *