Vendosni fjalën kyçe....

Dogana turke i zbulon 122 kg drogë, arrestohet drejtuesi i kamionit nga Shqipëria


Kapet një kamion me drogë në Stamboll që vinte nga Shqipëria.

Mediat turke shkruajnë se si pasojë e dyshimeve se në kamion kishte drogë, ai u mbajt nën vëzhgim për të evituar kalimin e ngarkesës në një mjet tjetër.

Pas udhëzimit, ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën kërkimin për kamionin TIR duke kryer një operacion.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e tij. Nga ana e policisë turke është ndaluar drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko.