Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë 43 mijë doza të vaksinës Pfizer, thirrja e Ramës: Vaksinohuni masivisht


43.515 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama i cili thekson se deri tani në vend kanë ardhur rreth 1.9 milionë vaksina.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht.

“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv.” -shkruan Rama në rrjetet sociale.