Vendosni fjalën kyçe....

Man.United ndalet nga Southampton, Tottenham mban ritmin e fitoreve


Man.United është ndalur në transfertë ndaj Southampton këtë të dielë në Premier Ligën angleze të futbollit.

Fred ndëshkoi skuadrën e tij në minutën e 30’ duke i dhënë avantazhin vendasve të cilët e mbyllën me fitore pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Greenwood shënoi golin e barazimit për United duke e mbyllur me këto shifra sfidën e dytë të kampionatit elitar anglez.

Në sfidën tjetër të përfunduar për sot, Tottenham fitoi 0-1 ndaj Wolvez.

Golin e vetëm e shënoi me penallti Delle Alli

Me këtë fitore, Tottenham mban ritmin në Premier Ligë me 6 pikë të plota.