Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama do japë llogari për vjedhjet monstruoze, opozita më e fortë se kurdoherë


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat jashtë Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se kryeministri Rama duhet të japë llogari për vjedhjet e kryera, për të cilat tha se dënimi shkon në dekada.

Berisha theksoi se vendi ka opozitën më të fuqishme se ndonjëherë dhe se qeveria e ka kohën e numëruar.

Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë, Rama në një mënyrë i ka kohërat e numëruara, ishte në Beograd dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht, atje do shkojë nëse lejohet. E vërteta është që duhet të japë llogari për vjedhjet monstruoze, veprat penale nuk bëjnë vite por dekada dënim për Ramën.

Opozita është në betejë me Edi Ramën kryetarja e Kuvendit është thjeshtë një instrument në duart e tij. Çdo gjë është e përcaktuar nga ai që vendosi monizmin absolut në Shqipëri”, tha Berisha.