Vendosni fjalën kyçe....

“Kalojeni kufirin, s’ na arrestojnë dot të gjithëve” – Protestuesi mbi kalë nxit njerëzit të thyejnë bllokimet Covid-19 në Australi (Video)


Një burrë australian ka çuditur pasi u shfaq në protestën kundër bllokimeve Covid-19 i hipur mbi një kalë. Ai u fut mes turmës duke u përpjekur të nxisë njerëzit të thyejnë rregullat Covid-19 të vendosura nga qeveria.

Skena epike u filmua në Tweed Heads në kufirin midis Queensland dhe New South Wales (NSW), ku rreth një mijë njerëz u mblodhën të dielën për të kundërshtuar ndalimin e kalimit  mes dy shteteve, si pjesë e masave të prezantuara për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Një burrë galopoi mbi një kalë të bardhë mes demonstruesve, ndërsa mbajti një lloj fjalimi pasionant para betejës.

“Kaloni kufirin! Të gjithë të kalojnë përtej kufirit! Ata nuk mund të na arrestojnë të gjithëve, “ bërtiti kalorësi, duke shkaktuar duartrokitje dhe brohoritje nga shokët e tij protestues.

Mbyllja e kufirit me New South Wales, që mbetet shteti më i goditur nga varianti Delta, dhe kufizimet e tjera Covid-19 janë ‘një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë sime të lirisë, lirisë së lëvizjes’, tha njëri prej tyre për ABC News. Masa të tilla do të ‘shpërbëjnë Komonuelthin e Australisë’ dhe do të sinjalizojnë ‘fundin e demokracisë siç e njohim ne’, paralajmëroi ai.

Sidoqoftë, thirrjet e kalorësit nuk ishin në gjendje të frymëzonin njerëzit që të sulmonin kufirin.Tubimi në Tweed Heads përfundoi në mënyrë paqësore, ndryshe nga një demonstratë shumë më e madhe në Melburn të shtunën, e cila u prish nga përleshjet me policinë dhe mbi 200 arrestime.