Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Administrata faktor kyç i integrimit të vendit në BE


Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së. Për kryeministrin Rama, administrata publike është armata jonë pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria  2030.

Kreu i qeverisë e krahasoi administratën publike me kombëtaren shqiptare të futbollit, por në vend që të fitojnë një ndeshje, sipas kreut të qeverisë administrata do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.

‘Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe nuk ka arritur të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurt të mirëqeverisjen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës. Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete e prekshme me sy sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane është një realitet konkret. Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm. Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por edhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve  funksionimit të shtetit dhe garancive për çdo individ në këtë vend. Ky është një fakt. Nga çdokush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshme që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së.

Administrata ta shohë veten si kombëtarja. Secili dhe secila prej jush mbartin sot se janë pjesë e kësaj skuadre. Bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.’– tha Rama

Sipas kryeministrit Edi Rama, falë administratë publike, vendi do të anëtarësohet më shpejt se vendit e rajonit në BE.

‘Procesi screening, personalisht kam qenë i shqetësuar kur filloi procesi. Nuk e kam besuar që administrata jonë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët edhe me disa bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë sepse mund të shfaqemi me dobësira që atje në Bruksel nuk i fsheh dot. Kam rënë pre e një pjese të perceptimin se administrata publike është një trup njerëzish parazitë, marrin rrogat dhe nuk bëjnë asgjë. Edhe unë kisha ndikimin nga ky perceptim. Fakti që procesi i prezantimit të thellë të Shqipërisë përmes 777 prezantimesh përfundoi me shpejtësi dhe me aq shumë habi në Bruksel për performacën e skuadrës sonë kombëtare është siguria më e madhe i kemi të gjitha arsyet se sot mund të mbështetemi te kjo administrata. Mund tja dalim të anëtarësohemi më shpejt se të tjerët në rajon falë kësaj administratë.’- tha Rama.