Vendosni fjalën kyçe....

Mesi drejt SHBA-së?


Argjentinasi Mesi mund të mos e mbyllë karrierën në Francë, ku para pak ditësh u bë pjesë e PSG-së pas 17 vitesh te Barcelona.

34-vjeçari është ftuar nga David Beckham te Miami në kampionatin amerikan MLS, kur kontrata e tij me PSG-në të përfundojë në vitin 2023.

Lajmi është dhënë nga britanikja ‘The Mirror’, sipas së cilës, Beckham e Messi janë takuar e kanë biseduar për një çështje të tillë, por hollësitë e përfundimit të takimit nuk janë bërë me dije.