Vendosni fjalën kyçe....

Dy të rinjtë në Berat procedohen penalisht për prerje pyjesh


Procedohen penalisht dy të rinj për prerje të paligjshme të pyjeve.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në bashkëpunim me IKMT-Berat proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin D.D., 38 vjeç, banues në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke prerë dru pa leje, në vendin e quajtur “Hija e Zedanit”, në fshatin Blezënckë.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasi E.K., 34 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh, Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Furgon” lëndë drusore, pa leje përkatëse.”, jep detaje Policia e Beratit.