Vendosni fjalën kyçe....

2 të vdekur e 24 të plagosur në ditën e tretë të zjarreve në jug të Francës


Të paktën dy persona kanë vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur në ditën e tretë të zjarreve që shpërthyen në jug të Francës, njoftoi të mërkurën shefi i emergjencave civile.

Evence Richard, në një konferencë shtypi të mërkurën tha se dy trupa të djegur, njëri prej të cilëve identifikohet si mashkull, u gjetën në një shtëpi të djegur. 24 persona të tjerë u plagosën lehtë, përfshirë 19 civilë dhe pesë zjarrfikës.

Dyshohet se zjarri ka filluar nga disa keqbërës në masivin Maures rreth qytetit të Gonfaron të hënën në mbrëmje, dhe ende nuk është vënë nën kontroll.

Richard tha se problemi nuk janë burimet ose kapaciteti, por kushtet e pafavorshme të motit, të cilat e bënë jashtëzakonisht të vështirë kontrollin e zjarrit aktiv. Disa kryqëzime të autostradës A57 dhe A8 janë mbyllur për trafikun. Turistët dhe vendasit këshillohen të shmangin udhëtimet nëse nuk kanë arsye bindëse për të udhëtuar.

Të paktën 1,100 zjarrfikës dhe 45 xhandarë janë angazhuar së bashku me përforcimet ajrore të avionëve ujëhedhës e helikopterët për të vënë nën kontroll zjarret e tërbuara. Raportet e vlerësimit nga zjarrfikësit kanë thënë se mbi 6,300 hektarë tokë janë djegur.