Vendosni fjalën kyçe....

Basha takohet me fermerët e Lushnjës, ankohen për skemën e subvecioneve dhe çmimin e naftës


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Lushnjë në një takim me fermerë dhe biznesmenë të zonës.

Në takim me Bashën fermerët janë ankuar për skemën e subvencioneve dhe çmimin e naftës.

Fermeri: Kam hasur shumë vështirësi në këto 4 vjet që kur hapa biznesin jam luftuar nga kjo qeveri shumë. se dikush tjetër që është bashkë me qeverinë që investon nga 8 mln euro, e ka lisho rrugën hapur. Merr nga AZHBR 8 mln euro, 3 mln investohen se 5 mln zhduken. Problem me naftën, në Maqedoni i del kosto 1 mijë lekë, si është 1600 lekë këtu, më rrit koston. Goditje mbas goditjesh, në fushatë e ndihmojnë, se marrin miliona euro. Kur më thanë se do vijë kryetari Basha këtu, mendova dhe falimentimin tim për 6 muaj, thashë okej, do rri dhe pa punë.

Basha: Askush s’ka për të punuar në Shqipëri po nuk i dhamë fund të keqes. Plani jonë për ekonominë s’realizohet po si dhamë mbështetjen totale bujqësisë, ti më konfirmove ato që unë kam 5-6 vjet që i dëgjoj, këto subvencione i marrin pikat e grumbullimit thonë fermerët, s’je i pari , me dhjetra të tillë në gjithë Shqipërinë më thonë këtë, u japin 8, 5 i fusin në xhep.

Nafta sa të shkon në muaj?

Fermeri: 5 ton naftë, është kosto e madhe

Basha: Tre gjëra që më the, po të them se pas 6 muajsh pas largimit të qeverisë me cdo kusht, subvencionet, i drejtojme mbështetje direkte për fermerët 100 mln euro, do investojmë dhe ne infrastrukturë 50 mln euro në vit. E dyta me naftën, sot në Shqipëri më e shtrenjta në rajon, ndërkohë fuqia jonë blerëse dhjetra herë më e vogël se Gjermania, ajo 240 lekë taksë që e shtoi, hapi i parë që do hidhet eleminimi i kësaj takse.

Cilësia e naftës, ti e di që përzihet, shkatërron automjetet, do marrim masa brenda 100 ditëve të para të marrë fund abuzimi me cilësinë e naftës.

Të siguroj që ndërkohë do ulim cmimin e naftës, do rivendosim cilësinë, prapë do i shtojmë arkës 50 mln euro në vit duke luftuar evazionin, me këto do kemi shumë më shumë para duke u ardhur në ndihmë fermerëve.

Këto plane do vihen menjëherë në veprim, sic e the vetë këto janë muajt e fundit të së keqes, rëndësi ka të jemi bashkë e ta kuptojnë edhe ata të rinjtë atje. Do dy- tre fishosh mundësitë për të punësuar me këto masa.Plani jonë godet në zemër të problemit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *