Vendosni fjalën kyçe....

Numri i të vdekurve në Haiti nga tërmeti i fuqishëm shkon në 1,941


Të paktën 1,941 persona kanë vdekur dhe më shumë se 9,900 janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7,2 ballë që goditi Haitin, tha të mërkurën Agjencia e Mbrojtjes Civile e vendit.

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej 10 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 5.2 është ndjerë sërish dhe pritet të ketë më shumë tërmete në ditët në vijim, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).

Zyrtarët thanë se USGS regjistroi nëntë tërmete që nga tërmeti kryesor.

Vendi, i cili ka pësuar shkatërrime dhe dridhje të mëdha, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Një nga tërmetet më vdekjeprurës në botë në shekullin e kaluar ndodhi në Haiti më 12 janar 2010.

Sipas shifrave zyrtare, 316,000 njerëz vdiqën dhe 300,000 u plagosën në tërmetin me magnitudë 7.0 që goditi jugun e vendit.

Rreth 1.3 milion njerëz mbetën të pastrehë pas kësaj.