Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i basketbollit të të rinjve godet gjyqtarin, shkarkohet menjëherë (Video)


Një trajner basketbolli në SHBA, i cili kapi nga qafa një gjyqtar gjatë një ndeshjeje, është shkarkuar.

Incidenti ndodhi në Akademinë e Sporteve në Thousand Oaks, Kaliforni, kur ish-trajneri i ekipit të Cavs Youth Basketball U-10 nuk u pajtua me gjyqtarin.

Në skenat që u bënë virale dhe janë parë mbi 3 milionë herë, burri i vuri duart rreth qafës së gjyqtarit përpara se një zyrtar tjetër të shfaqej duke e goditur trajnerin në anën e djathtë të kokës, pasi të tjerët nuk arritën ta frenonin atë.

Siç shpjegohet nga themeluesi i organizatës Cavs, Darryl McDonald për TMZ, trajneri u shkarkua pas një ‘hetimi të plotë’ pasi ishte pezulluar më herët.

“Ishte për të ardhur keq,” tha McDonald për shpërthimin, i cili u parapri nga trajneri që mori dy gabime teknike.

“Programi ynë ka mbi 30 vjet dhe para se videoja të bëhej virale, trajneri nuk ishte më pjesë e programit tonë. Është krejtësisht e papranueshme të sillemi në këtë mënyrë para rinisë sonë. Nuk ka asnjë justifikim, nuk më intereson çfarë të thotë dikush. Duhet të gjesh një mënyrë më të mirë për të trajtuar një situatë të veçantë.” – këmbënguli McDonald.