Vendosni fjalën kyçe....

Sot pritet të mbërrijnë në Rinas 300 afganët e parë


Sot pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit aeroplani i parë që do sjellë 300 afganët e parë që do strehohen në Shqipëri pas trazirave në Afganistan.

Ata pritet të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë si dhe në disa hotele në Durrës ndërsa shpenzimet e tyre pritet të mbulohen nga NATO.

Numri i afganëve që do vijnë në vend nuk dihet ende më saktësi, teksa në vendin aziatik mbizotëron kaosi me pamje të tmerrshme që janë parë në aeroportin e Kabulit ku mijëra afganë po përpiqen të arratisen nga vendi.