Tensionet në protestën e opozitës në Tiranë janë përshkallëzuar më tej, ku janë regjistruar përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Sipas raportimeve nga terreni, deputetët e Partia Demokratike, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, së bashku me protestues të tjerë, janë përplasur me kordonin policor që kishte bllokuar lëvizjen e turmës jashtë perimetrit të lejuar.
Protestuesit kanë kërkuar hapjen e rrugës për të vijuar marshimin përtej zonës së autorizuar, ndërsa policia ka ndërhyrë për të ndaluar avancimin e tyre.
Për shpërndarjen e turmës dhe rikthimin e kontrollit, efektivët kanë përdorur ujë me presion, duke larguar protestuesit nga kordonet e sigurisë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të mbajnë të bllokuar perimetrin e protestës për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme.
