Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën në aksident 58-vjeçari në Berat, plagosen dy djemtë e tij e drejtuesi i mjetit


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në Berat.

Personi që ka humbur jetën është 58-vjeçari Zybo Brami, ndërsa i lënduar ka mbetur një shtetas i identifikuar si Astrit Kanaci, i cili dyshohet se ka qenë në drejtimin e mjetit që është përplasur.

Në mjet kanë qenë bashkëudhëtarë edhe Daniel Brami 26 vjeç e Roni Brami 12 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.