Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Kosova të dalë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë e të jetë pranë SHBA-së


Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka bërë thirrje që vendi të jetë vullnetar në strehimin e disidentëve afganë e të jetë pranë SHBA-së.

Ai shkruan se SHBA-ja ka qenë pranë Kosovës në rastin kur kjo e fundit ka riatdhesuar shtetasit e Kosovës nga Siria e Prishtina zyrtare duhet të bëjë të njëjtën gjë për SHBA-në.

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!” – shkruan Haradinaj.