Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, por po i çmontohen mekanizmat” – Meta me delegatët e Venecias


Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, që ndodhet në Tiranë lidhur me përplasjet President-Mazhorancë lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit tha në hyrje të fjalës së tij se Shqipëria ka një Kushtetutë ‘të mrekullueshme’, por asaj herë pas here ‘i janë çmontuar mekanizmat e check & balance’.

‘Bëmë një Kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në 1998. Por që atëherë, ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat “check & balance” të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në Kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsenseus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *