Vendosni fjalën kyçe....

Gjendje problematike në Majën e Runës në Kukës, vijon djegia e pyjeve


Nuk janë shuar ende zjarret në Majën e Runës në Kukës.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile në këtë prefekturë, situata në zonë është ende problematike edhe pse për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat nga toka e helikopterët nga ajri.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter . Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti. Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale  Kukës.” – thuhet në njoftimin e KMC-së së Kukësit.