Vendosni fjalën kyçe....

Hajduti zgjedh viktimën e gabuar, përpiqet të grabisë mjetin e yllit të UFC-së po ‘ha dru’ (Video)


Një hajdut makinash zgjodhi viktimën më të keqe të mundshme këtë javë kur u përpoq të vidhte automjetin e një ylli të UFC, i cili parandaloi grabitjen dhe pastaj e ndoqi grabitësin.

Siç tregohet përmes videos së ngarkuar në Instagram nga vetë sportisti, një burrë përpiqet të hyjë në makinën e Jordan Williams, ndërsa ai është brenda një dyqani ushqimor.

Pasi ndez mjetin para se ylli i UFC-së të dalë jashtë, duke e kapur e nxjerrë jashtë mjetit me dhunë.

Me shumë mundësi duke pasur frikë për jetën e tij, plaçkitësi në tentativë largohet me vrap ndërsa Williams e ndjek këmba-këmbës. Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale duke u bërë virale.