Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore, KQZ propozon depolitizim të pjesshëm të komisionerëve


KQZ propozon depolitizim të pjesshëm të komisionerëve në QV dhe KZAZ. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se KQZ propozon që në mesin e komisionerëve përveç përfaqësuesve të partive politike të ketë përfaqësues edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po ashtu, Celibashi thotë se fjala e fundit sa i takon aspektit teknik t’i besohej KQZ.

“Funksionimi i Komisioneve Zgjedhore të dyta e të treta. Do të kemi njerëz nga partitë politike apo do funsionojmë ndryshe? Ne kemi probleme që vijnë nga mënyra sesi janë të ndërtuara komisioniet e QV apo KZAZ. Mendoj që është pak herët për ti larguar tërësisht partitë politike nga administrimi zgjedhor. 

KQZ ka një lloj kredibiliteti deri diku të pranuar, të besueshëm nga i gjithë spektri politik, pse jo në komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ dhe në çdo lloj rrethane të organizimit duhet të jetë kusht që kush është komisioner, të jetë i trajnuar dhe certifikuar”, tha Celibashi.