Vendosni fjalën kyçe....

BE për ‘Open Balkan’: Mirëpresim angazhimin për bashkëpunim rajonal, thelbësore përfshirja e gjithë Ballkanit Perëndimor


Zëdhënësja e BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Aa Pisonero, ka përshëndetur nismën e vendeve të Ballkanit perëndimor për bashkëpunim rajonal.

Në një deklaratë për Express, ajo ka theksuar se procesi që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësor duke shtuar se rajoni duhet të ecë përpara drejt Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar.” – ka thënë Pisonero.