Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo rikthehet te fitorja, nga 1 gol për secilën pjesë


Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Dritan Mehmeti mundi 2-0 Skënderbeun, në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”. Dinamovitët morën 3 pikë, pasi shënuan nga një gol për secilën pjesë.

Ishte Kaçorri që zhbllokoi llogaritë në minutën e 3-të, ndërsa goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 82-të me Qefalija. Dinamo renditet në vendin e gjashtë dhe do të përballet në ndeshjen tjetër ndaj Teutës. Skënderbeu i vendit të katërt do të sfidojë Tiranën.