Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri i Haradinajt i reagon Ramës, tregon versionin e bisedës me Merkelin e Macronin


Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit, Edi Rama, në lidhje me bisedën e zbuluar të Ramush Haradinaj gjatë takimit në Samitin e Berlinit

Rama në shkrimin e tij sot nuk përmendi Haradinajn me emër, por iu referua si ‘lider kosovar’. Kryeministri Rama shkruante sot se Haradinaj në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit frances Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han Luli për kta”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkruar në Facebook versionin e tij të këtij takimi.

Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.

Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje

Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.