Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për çmimin e energjisë elektrike: Do ketë fatura me 24 mijë lekë në muaj


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kritikuar paketën e dytë antikrizë të qeverisë, duke thënë se nuk i ndihmon realisht qytetarët.

Ndërsa ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Tabaku paralajmëroi për fatura të energjisë që do të shkojnë në 24 mijë lekë në muaj, ose 240 mijë lekë të vjetra.

“Refuzoj ta quaj normale rritje 33 lekë në ditë për pensionistët. Është një ndryshim rutinë i buxhetit me një akt normativ që ka ardhur për marë në palrmant, 50 mln euro. Ekonomia shqiptare ndodhet në krizë si rezultat i faktorëve të jashtëm të luftës, por më shumë atyre të brendshëm. ka 9 vite që janë marrë politika ekonomike të cilat kanë sjellë në këtë ditë. Kriza prek më shumë ata që kanë të ardhura më të ulëta. Pabarazia është rritur. 37% e familjeve shqiptare nuk mbulojnë dot shpenzimet e energjisë dhe qeveria rrit me 33 lekë pagesën për pensionistët. Rënia e konsumit nuk prek një shtresë, e ka prekur të gjithë ekonominë.

Jemi kurrkund me ato që ka bërë rajoni. Paketat e Kosovës janë dinjitoze. Kosova ka pasur 100 euro në muaj për pensionistët. Paketa e dytë i ka kaluar 150 mln euro, të mos flasim për vendet e BE-së.
Asnjë vend nuk ka pasur një mbështetje kaq të vogël, duke pasur këtë dinamikë në vend. Në një situatë kur ka shkuar borxhi 100%, kur kemi rritje të jashtëzakonshme të çmimeve, nuk e kemi luksin që të jemi indiferentë në një situatë të tillë.
800 kilovatë është harxhimi mesatar për një familje. Është e vërtetë që një grup i madh janë nën nivelin e 300 kilovatëve në orë. Do të rritet me 4 herë çmimi i energjisë. Për një familje që harxhon deri në 9100 lekë, çmimi do shkojë mbi 14 mijë lekë.
Në një grup familjes që konsumi mund të jetë 1100 dhe këto janë shpenzime mesatare për një familje normale shqiptare, çmimi do të shkojë deri në 24 mijë lekë të reja në muaj. Një rritje maksimale.
Pas rritjes së parë të çmimit në 2014, kjo është rritja e dytë e çmimit, ndërkohë që çmimi për bizneset është rritur veçmas. ERRE e ka rritur. Shtresa që goditet më shumë është shtresa e mesme.

Kushdo i shtresës së mesme, më kanë thënë që 24% e familjeve preken nga kjo masë, është e gjitha shtresa e mesme. Arsimi është rritur, transporti është rritur, karburanti është rritur.”- tha Tabaku.