Vendosni fjalën kyçe....

Artisti i grupit “Ilirët”: Bregoviçi duhet të këndojë në qendër të Prishtinës


Shemsi Krasniqi, këngëtari i grupit “Ilirët” ka mbështetur këngëtarin serbo-boshnjak Goran Bregoviç për koncertin në Korçë por jo vetëm kaq. Sipas tij Bregoviçi duhet të thirrej nga Kosova për të dhënë koncert në mes të Prishtinës.

Është dashur me e thirr në qendër të Prishtinës me kendu, e jo atje në Korçë. Goran Bregoviçi nuk ka të bëjë me politikë, s’ka qenë kurrë politikan,”, tha Krasniqi për emisionin “Debat Plus”.

Krasniqi tha se e njeh personalisht Bregoviçin dhe se ka respekt për kombin tonë.

 “Unë e njoh atë personalisht. Goran Bregovciçin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka me melosin shqiptar, ai mu, si në pëshpëritje. Nuk është nacionalist. Unë po ju them se ka respekt për kombin tonë. Për të fundit herë me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviçin, ka një respekt për kombin shqiptar”, theksoi këngëtari shqiptar.